Navigieren auf Kanton Zug

Azili

Asyl albanisch

Personat, të cilët kanë bërë kërkesën për azil në Zvicër dhe gjenden në procedurën e azilit, normalisht kanë të drejtë qëndrimi në Zvicër. Bazuar në disa kushte të caktuara ata lejohen të kryejnë një aktivitet punësimi jo të pavarur. Më shumë informacione gjeni në de/en/fr/it.... (admin.ch)

Shtetasit e huaj të cilët dëshirojnë të braktisin vendin e tyre për shkak të arsyeve detyruese, mund të sqarojnë nëpërmjet një përfaqësie zviceriane në vendet e huaja, nëse për shkak të situatës së tyre personale ato do të mund të përfitojnë azil në Zvicër. Më shumë informacione merrni në de/en/fr/it… (admin.ch)

Në kantonin Zug, për çështje që kanë të bëjnë me përkujdesjen dhe strehimin drejtojuni:

Kantonales Sozialamt (Zyra Sociale e Kantonit)
Soziale Dienste Asyl (Shërbimet Sociale të Azilit)
Neugasse 1
Postfach 146
6301 Zug
Tel. +41 41 728 48 00
info.Asyl@di.zg.ch

Nëse keni pyetje dhe probleme me procedurat, letërnjoftimet dhe lejet e punës drejtojuni:

Amt für Migration (Zyra për Migracion)
Aabachstrasse 1
Postfach 857
6301 Zug
Tel. +41 41 728 50 50
info.afm@zg.ch
www.zg.ch/afm - Gjermanisht
 

Weitere Informationen

Fusszeile

Deutsch