Navigieren auf Kanton Zug

Emigracioni

Immigration albanisch

Për hyrjen në Zvicër vlejnë rregulla të ndryshme (p.sh. për turistë, për punë, për studentë ose pensionistë). Ndryshimet vlejnë edhe në mes të qytetarë të BE/EFTA dhe qytetarë jo EU/EFTA. Është mirë që çështje të tilla të sqarohen para udhëtimit. Ju lutemi drejtojuni përfaqësive zviceriane në vendin tuaj.

Nëse ju shpërnguleni nga një vend i huaj ose nga një kanton tjetër, paraqituni brenda 14 ditëve tek Zyra e Emigracionit (Amt für Migration) Si qytetar/e jo të BE/EFTA ju keni nevojë për një miratim për transferimin tuaj në një kanton tjetër.

Amt für Migration (Zyra e Emigracionit)
Aabachstrasse 1
Postfach 857
6301 Zug
Tel. +41 (0)41 728 50 50
info.afm@zg.ch
www.zg.ch/afm - Gjermanisht

Për informacione të përgjithshme:
Fachstelle Migration (Qendra e Specializuar për Emigracionin)
Zeughausgasse 9, 6300 Zug
Qendra e Mirëseardhjes (Welcome Desk)
Nga e Hëna deri të Mërkurën 11:00-12:00 / 13:30 - 16:00
Tel: +41 41 728 22 76
welcome.desk@fmzug.ch 
www.fmzug.ch - Shqip

Pjesëtarë të BE dhe EFTA 
Futja e liberalizimit të personave ndaj BE/AFTA realizohet hap pas hapi. Për shtetet e vjetra anëtare të BE (BE-17 duke përfshirë edhe Maltën dhe Qipron), vlen liri e plotë. Më shumë informacione gjeni në…  (de/en/fr/it)

Për vendet e tjera informohuni ju lutemi në Amt für Migration (Zyra e Emigracionit)

Lista e vendeve të BE/EFTA (linku)

Jo anëtarë të BE/EFTA
Lejimi i shtetasve jo të BE/EFTA është vetëm atëherë i mundshëm nëse në tregun e brendshëm të punës dhe në atë të vendeve të BE/EFTA nuk janë të disponueshëm persona të cilët kanë përparësi (që do të thotë nga Zvicra ose nga hapësira BE/EFTA). Punëdhënësit duhet të vërtetojnë që me gjithë kërkimet gjithëpërfshirëse nuk mund të rekrutojnë forca të përshtatshme pune me përparësi. Jo anëtarët e BE/EFTA kanë nevojë në çdo rast për një leje pune.

Amt für Wirtschaft und Arbeit (Zyra e Ekonomisë dhe e Punës)
Aabachstrasse 5
6301 Zug
Tel. +41 41 728 55 20
Fax +41 (0)41 728 55 29
info.awa@zg.ch
www.zg.ch/awa - Gjermanisht

Lejet e qëndrimet: Aufenthaltsbewilligungen (de/en/fr/it)
 

Weitere Informationen

Fusszeile

Deutsch