Navigieren auf Kanton Zug

Integrimi

Integration albanisch

Në kantonin Zug "Qendra e specializuar e integrimit "Fachstelle Integration" koordinon të gjitha masat në fushën e integrimit. Ajo është edhe qendra e pritjes për çështje që kanë të bëjnë me shanset e barabarta, diskriminimin dhe racizmin.

Mësimi i gjermanishtes është rruga më efektive për t'u ndjerë mirë në atdheun e ri, për të aplikuar të drejtat vetjake dhe për të marrë pjesë në bashkëjetesën shoqërore. "Qendra e specializuar për emigracionin (Fachstelle für Migration (FMZ)" për këshillimin e punëmarrësve të huaj ju informon mbi një ofertë të gjerë kursesh të gjuhës gjermane në të gjitha shkallët. Ajo ofron edhe kurse të tjera të dobishme për jetesën në Zvicër dhe ndodhet në dispozicionin tuaj për pyetje. Oferta të tjera gjeni edhe në: www.integration-zentralschweiz.ch

www.migraweb.ch ofron një numër të konsiderueshëm informacionesh dhe linqesh të dobishme në lidhje me jetën e përditshme në Zvicër në 19 gjuhë.

Diskriminimi dhe racizmi
Zvicra si një vend demokratik garanton të drejtat themelore të çdo individi. Asnjeri nuk lejohet të diskriminohet për shkak të prejardhjes, racës, gjinisë, moshës, gjuhës, pozicionit social, mënyrës së jetesës, bindjes fetare, filozofike dhe politike ose për shkak të një aftësie të kufizuar trupore, mendore ose psiqike. Një gjë e tillë është vendosur në kushtetutën federale.

Norma penale e Zvicrës kundrejt diskriminimit racor dënon veprimet, me anën e të cilave diskriminohen në publik njerëz për shkak të ngjyrës së tyre të lëkurës, etnisë ose fesë së tyre. Këtu përfshihen edhe refuzimi i shërbimeve të cilat janë konceptuar për të gjithë. 
 

Weitere Informationen

Fusszeile

Deutsch