Navigieren auf Kanton Zug

Portret i shkurtër i kantonit Zug

Kantoni Zug është kantoni më i vogël në Zvicër. Ai ndodhet në zemër të Zvicrës, i futur në një natyrë përrallore malore dhe liqenore vetëm 30 minuta nga Zyrihu dhe Luzerni. Sot këtu jetojnë rreth 110'000 persona nga rreth 120 vende. Përveç të tjerave Zug është edhe një destinacion i rëndësishëm ekonomik. Ai ofron mbi 80'000 vende pune dhe është seli i shumë kompanive ndërkombëtare. Kjo gjë ka ndikuar në mentalitetin e banorëve të qytetit Zug: Janë tolerant, të hapur dhe të etur për dije. Këtij kantoni i përkasin 11 njësi vendore (11 Gemeinden).

Weitere Informationen

Fusszeile

Deutsch