Navigieren auf Kanton Zug

Lëvizja/Qarkullimi

Automjetet duhet që më së voni 12 muaj nga hyrja në Zvicër të pajisen me një leje qarkullimi dhe targa zviceriane. Para futjes në qarkullim duhet të paguhet dogana për automjetin dhe të kontrollohet zyrtarisht në Zvicër.

Shkarkimi i listës së kontrollit (anglisht)

Nëse udhëtoni me makinë, atëherë më së voni 12 muaj nga ardhja juaj në Zvicër duhet të bëni kërkesë për pajisjen me një patentë zviceriane. Përjashtim: Nëse punoni si shofer/e atëherë patenta juaj duhet konvertuar menjëherë, që do të thotë para udhëtimit të parë të punës.

Strassenverkehrsamt (Zyra e transportit)
Hinterbergstrasse 41
6312 Steinhausen
Tel. +41 41 728 47 11
Fax +41 41 728 47 27
info.stva@zg.ch

Në Zug rrjeti i transportit publik është tepër i dendur dhe kohët e udhëtimit të trenave, autobusëve dhe anijeve i janë përshtatur njëra-tjetrës. Falë pozicionit qendror Zyrihu dhe Luzerni arrihen në më pak se 30 minuta ndërsa aeroporti Kloten arrihet në rreth 40 minuta.

Biletat duhet të blihen para udhëtimit, në sportel, në automatin e biletave ose online. Për përdorues të rregullt të transportit publik ekzistojnë shumë tarifa të volitshme dhe abonime. Ja vlen të informohesh.

www.sbb.ch - de/en/fr/it
www.zvb.ch - de/en

Car Sharing: www.mobility.ch  
 

Weitere Informationen

Fusszeile

Deutsch