Navigieren auf Kanton Zug

Politika

Zvicra është një komb me bazë vullneti: Ajo si nga ana etnike ashtu nga ajo gjuhësore apo fetare nuk formon një bashkësi. Që prej vitit 1848 ajo është një Shet Federal. Struktura e shtetit në Zvicër është federale dhe është e ndarë në tre nivele politike, federatë, kantone dhe njësi vendore.

Federata (Der Bund) është emërtimi zvicerian i shtetit. Në federatë ekzistojnë tre pushtete të ndryshme: Ekzekutivi (Kuvendi Federal (Bundesrat)), Legjislativi (Parlamenti (Parlament)) dhe Gjyqësori (Gjykata Federale (Bundesgericht)). Ndarja e pushteteve vlen në të tre nivelet (federatë, kantone, njësi vendore).

Kantonet (Kantone) janë shtetet paraardhëse, të cilët u bashkuan në Federatë në vitin 1848. Zvicra përbëhet nga 26 kantone. Zug është një nga ato.

Njësitë vendore politike formojnë nivelin më të ulët të rregullit shtetëror. Përveç detyrave që i janë akorduar nga kantoni i tyre dhe nga federata, në sektorë të ndryshëm njësitë vendore përballojnë edhe nevojat e tyre. (Gemeinden)

Populli zvicerian në përputhje me kushtetutën federale është Sovrani i vendit, pra instanca më e lartë politike. Ai përfshin të gjithë gratë dhe burrat me të drejta qytetare zviceriane. Personat nën 18 vjeç dhe shtetas të huaj nuk kanë të drejta politike në nivelin federal. Sovrani zgjedh parlamentin (legjislativin). Parlamenti zgjedh qeverinë (ekzekutivin) dhe gjykatën (gjyqësorin). Që të tre pushtetet janë të ndarë në mënyrë strikte. Me instrumentet politike siç janë iniciativat dhe referendumet, populli zvicerian mund të ndikojë drejtëpërdrejtë mbi kushtetutën ose mbi një ligj të propozuar.

Broshura: Mirë se vini në Zvicër

Weitere Informationen

Fusszeile

Deutsch