Navigieren auf Kanton Zug

Policia/Emergjenca/Siguria

Notfalldienste albanisch
Thirrje emergjence drejt policisë Tel. 117
Thirrje emergjence drejt shërbimit zjarrfikës Tel. 118
Shërbimet e ambulancës dhe emergjencës Tel. 144
Telefon emergjence për gratë kundër dhunës seksuale Tel. +41 44 291 46 46
Ndihmë telefonike për fëmijë dhe adoleshentë (c/o Pro Juventute) Tel. 147
Dora e zgjatur (Dargebotene Hand) Tel. 143

Adresat e komisiarateve të policisë

Broshurë: Qendra e specializuar për dhunën në familje  (Fachstelle für häusliche Gewalt)

"Shtëpia e grave Luzern" (Frauenhaus Luzern) është për gratë e kërcënuara dhe të keqtrajtuara dhe fëmijët e tyre. Ofron mbrojtje, strehim dhe këshillim. www.frauenhaus-luzern.ch - Gjermanisht

Agredis ofron këshilla kundrejt dhunës për burrat. www.agredis.ch - Gjermanisht

"eff-zett qendra e specializuar për këshillimin e viktimave (das Fachzentrum Opferberatung)" për viktima të dhunës seksuale dhe dhunës në martesë dhe në partneritet: www.eff-zett.ch - Gjermanisht

"Qendra e ndihmës për viktimat (Opferhilfestelle)" e drejtorisë së sigurisë kontrollon kërkesat për ndihmë të menjëhershme, ndihmë afatgjatë, dëmshpërblime dhe kompensime pas veprave penale kundrejt integritetit trupor, psiqik dhe seksual në përputhje me Ligjin për ndihmën e viktimave (Opferhilfegesetz).

Opferhilfestelle der Sicherheitsdirektion (Qendra e ndihmës për viktimat e drejtorisë së sigurisë )
Postfach 157
6301 Zug
T +41 41 728 50 44

Informacione ligjore falas: Unentgeltliche Rechtsauskünfte - Gjermanisht

Zyra e Avokatit të popullit e kantonit Zug (Ombudsstelle) mbështet kërkimin e zgjidhjeve në rast vështirësish ndërmjet popullsisë dhe administratës së kantonit Zug: www.ombudsstelle-zug.ch  - Gjermanisht 
 

Weitere Informationen

Fusszeile

Deutsch