Navigieren auf Kanton Zug

Sigurimet shoqërore

Sozialversicherungen albanisch

Rrjeti i sigurimeve shoqërore i Zvicrës është ndërtuar shumë mirë.
Broshura: Sigurimet shoqërore: Qëndrimi në Zvicër dhe largimi

Sistemi i përkujdesjes bazohet në tri kolona:

1. Kolona e parë AHV/IV/EO/ALV
Të gjithë personat e punësuar paguajnë kontribute ndaj kolonës së parë. Ato i ndajnë tarifat me punëdhënësin, që e heq pjesën e tyre direkt nga rroga. Persona jo të punësuar mund të paguajnë kontribute me dëshirën e tyre për të marrë me kalimin e moshës një pension më të lartë. Kolona e parë i ofron pensionistëve, invalidëve dhe trashëgimtarëve një pension shtetëror.

Edhe kontributet kundrejt sigurimit të papunësisë dhe kundrejt EO (Vlera e pagesës gjatë shërbimit ushtarak dhe amësisë) hiqen direkt nga paga.

Amësia
Nënat kanë të drejtën e një kompensimi prej 14 javësh në rast se lindin fëmijë, në qoftë se kanë qenë të punësuara për të paktën 5 muaj para lindjes së fëmijës. Kantoni Zug i akordon kontribute grave në gjendje të vështirë financiare, gjatë amësisë, në një periudhë kohore të caktuar, nëse ato kanë nevojë për këtë ndihmë dhe përmbushin disa kushte. www.zg.ch/alk - Gjermanisht

2. Kolona e dytë BVG (Arka e pensioneve (Pensionskasse))
Çdo punëdhënës duhet të jetë lidhur me një arkë pensionesh. Punëmarrës dhe punëdhënës paguajnë së bashku në këtë arkë. Ajo i siguron punëmarrësve dhe anëtarëve një pension shtesë në momentin e daljes në pension ose në rast vdekje ose invaliditeti. Pensioni varet nga kapitali i kursyer. Informohuni tek punëdhënësi juaj.

3. Kolona e tretë
Sigurimet dhe bankat ofrojnë mundësinë e krijimit të një kapitali shtesë pensioni me kushte të volitshme taksimi. Kjo formë përkujdesje është me bazë vullnetare. Informohuni tek banka juaj.

Ndihma për familjen (Familienzulagen)
Punëmarrës dhe të papunë në gjendje jo të mirë ekonomike kanë të drejtën e pagesave për fëmijët dhe arsimimin. Të drejtën për ndihmë familjare nuk e zotërojnë të vetëpunësuarit. Pagesa për fëmijët në kantonin Zug përfshin në varësi të moshës së fëmijës 300 - 350 Fr.. Lajmërimi kryhet nëpërmjet punëdhënësit.

Ausgleichskasse Zug (Zyra e kompensimit Zug)
Baarerstrasse 11
6304 Zug
Tel. +41 41 560 47 00
info@akzug.ch 
www.akzug.ch - Gjermanisht

 

Weitere Informationen

Fusszeile

Deutsch