Navigieren auf Kanton Zug

Taksat

Taksat

Personat privat në kantonin Zug paguajnë tatime mbi të ardhura- dhe tatime mbi pasuri (Einkommens- und Vermögenssteuern). Niveli i taksave është një nga më të ulët në Zvicër dhe shumë më ulët se në shumicën e vendeve fqinjë. Tarifat janë progresive. Nëse ju keni një leje qëndrimi të tipit C, ju çdo vit merrni një deklarim taksash, të cilin duhet ta plotësoni dhe ta dorëzoni. Fatura e taksave dërgohet normalisht në Qershor. Ekziston mundësia e pagesës me këste. Nëse keni një leje tjetër qëndrimi, atëherë mbi ju aplikohet tatimi në burim dhe taksat hiqen direkt nga paga juaj.

Qendra e specializuar për emigrimin (Fachstelle Migration) ofron mbështetje në lidhje me çështjet e deklarimit të taksave.

Steuerverwaltung (Administrata tatimore)
Bahnhofstrasse 26
Postfach
6301 Zug
Tel. +41 41 728 26 11
Fax +41 41 728 26 99
internet.stv@zg.ch
 

Weitere Informationen

Fusszeile

Deutsch