Navigieren auf Kanton Zug

Banimi

Oferta për banim gjeni online në
www.amtsblatt.ch
www.homegate.ch 
www.newhome.ch 
www.immoscout.ch 

E drejta e qirasë
Është normale që kërkohen të dhëna mbi personin tuaj dhe situatën tuaj financiare nëse ju jeni duke kërkuar për një banesë. Normalisht kërkohet një vërtetim nga përmbarimi. Është normale që ju duhet të depozitoni vlerën e qirasë (Mietzinsdepot) për tre muaj qira. Si shtesë mbi qiranë mujore vijnë edhe shpenzimet dytësore "Nebenkosten" (ujë, ngrohje…), edhe ato duhen paguar në llogari me bazë mujore. Një herë në vit kryhet rakordimi.

Shumica e kontratave të qirasë mund të prishen në fund të Marsit, Korrikut dhe Shtatorit. Afati i prishjes së kontratës përmban normalisht 3 muaj. Kur pranohet dhe kur lëshohet banesa, përpilohet një protokoll dëmesh. Dëmtimet të cilat kalojnë konsumimin normal duhet të paguhen nga ju si qiramarrës/e (ose sigurimi juaj i detyrueshëm).

Si qiramarrës/e ju duhet të paguani edhe taksat e radios dhe televizionit dhe të lajmëroheni tek www.billag.ch.

Mbeturinat duhet të hidhen në thasët zyrtarë të mbeturinave të kantonit Zug. Këto mund të merren në çdo super-market (kërkojini tek kasa). Një pjesë e madhe e mbeturinave mund të riciklohen dhe hidhen në mënyrë të veçantë. Të gjitha informacionet në gjuhën tuaj i gjeni në këtë fletëshënim: ZEBA

Shoqate e qiramarrësëve të kantonit Zug
Mieterinnen- und Mieterverband Kanton Zug
mvzug@bluewin.ch
www.mieterverband.ch - Gjermanisht

Nëse ju dëshironi të blini një banesë do të gjeni informacione në anglisht në:
www.zg.ch/behoerden/volkswirtschaftsdirektion/direktionssekretariat/lex-koller-englisch
 

Weitere Informationen

Fusszeile

Deutsch